Sulmuesi i Leroy Sane pritet të jetë lojtar i lirë, pasi kontrata e tij është duke përfunduar. Klubi nuk ka zgjedhur që të rinovojë kontratën e tij. Ka qenë pikërisht 29 vjecari i cili i vendosur përballë zgjedhjes për të pasur bisedime ka refuzuar. Përfundimisht në vendimin e marrë prej tij ai nuk do të jetë më pjesë e ekipit me shumë gjasa. Bayern duket se ka dështuar me kërkesën e saj për ta pasur pranë ekipit sulmuesin.
Sane ende nuk ka ndërmarrë një veprim sa i përlet të ardhmes së tij. Pavarësisht se prej tij janë shqyrtuar disa prej mundësive të ndryshme që sillen. Duke qenë në një formë mjaft të mirë janë shumë klube të cilat kërkojnë që të përfitojnë shërbimin e tij. Kjo do e vendsoë atë në një pozitë që do të duhet të vendosë.

Galatasaray është një ndër ekipet që ka sjellë një ofertë në tavolinë për të. Oferta konkuruese pritet të jetë një opsion për zgjedhjen e tij. Bayern në anën tjetër është duke parë mundësinë nëse Sane do të udhëtojë me ta drejt Kupës së Botës për Klube.
Gjatë këtij sezoni ai ka pasur një formë mjaft të mirë ku ka mundur të shënojë 13 gola në 45 ndeshjet që është angazhuar. Kjo e vendos në klub si një aset të rëndësishëm. Megjithatë do të jetë ai që do të duhet të vendosë lër të ardhmen e tij sa i përket qëndrimit.
Nuk është vetëm klubi turk që kërkon shërbimin e tij. Ai e cilësohet si aset në shumë klube të rëndësishme europiane. Por, ende pa një zyrtarizim.