Skënderbeu në vendin e fundit është duke pësuar tmerrin që nuk e ka hasur prej më shumë se 15 vite në historinë e saj në Superiore. Një ekip që ka shkruar historinë sa I përket ecurisë së tij në në eventet europianë tashmë ndeshet me mbijetesën e tij në Superiore. Një sezon tepër I vështirë për korcart që nuk po arrijnë dot të thyejnë mallikin.
Përsëri një humbje për ta pas sfidës me tirnanën ku nuk mund të shënonin dhe pranuan një gol nga ekipi kryeqytetas. Në shtëpi ata janë ekipi me rezultatin më të keq në këtë sezon ku kanë mundur të sigurojnë vetëm tre fitore, katër barazime dhe gjashtë humbje. Me shpresën se kjo do të jetë një ndeshje e cila do të sjellë më shumë shpresë nuk shihet si e duhura duke qenë se janë përballë ekipit që është duke kryesuar kampionatit dhe ndeshen nën cilësimin si të fundit në këtë listë.
Egantia, është në krahun tjetër të medjaljes së klubit korcar, ata janë duke shijuar suksesin e sezonit I cili bëhet I dytë me radhë për ta që janë duke shkëlqyer dhe dëshmuar formën e tyre të mirë dita ditës. Ata do të ndeshen përballë Skënderbeut të korcës ku e shohin në orizont vazhdimin e suksesit të tyre. Kjo për shkak se ata kanë mundur të jenë fitues dy herë në këtë sezon ndaj korcarëve, një fitore e siguruar në shtëpi dhe një tjetër në ndeshjen e parë në Korcë. Ku udhëtim për ta duket shumë më I qetë, pasi kanë krijuar endekun me vendin e dytë, pavarësisht dy mungesave të rëndësishme ata shfaqen në këtë përballje për triumf.