Manchester City është duke bërë vlerësimet e duhura sa i përket përmirësimit. Ata do të synojnë të afrojnë emëra të rëndësishëm dhe kjo është nisur prej tyre. Rayan Ait Nouri është konfirmuar së fundmi nga klubi anglez si afrimi i tyre më i rri. Kjo e vendos ekipin të sigurt për të pasur një sukses në Kupën e Botës për Klube. Me afatin kalimtar i cili ende nuk është mbylluar ata kanë konfirmuar dhe një lëvizje tjetër të rëndësishme. Tijjani Reijnders, është zyrtarisht pjesë e Manchester City. Mesfushori i Milan pas shumë tratativash nga klubi Anglez ka mundur të firmosë me anglezët.
Ky shihet si një përforcim mjaft i rëndësishëm në Etihad duke synuar që sezoni i ardhshëm për ta të sjellë objektiva të tjera. Ka qenë klubi i City i cili ka njoftuar në faqen e tij zyrtare për këtë afrim të rëndësishëm. Ata kanë mundur të nënshkruajnë një kontratë e cila është e vlefshme deri në verën e 2030.

Transferimi i Reijnders kushtoi 55 milion për sheikët. Një transferim i shtrenjtë por që refuzimet e Milan e cuan në këtë tarifë. Shumë prej ofertave paraprake të klubit nuk u pranuan duke detyruar kështu që të sillnin një shumë e cila ishte e pranueshme prej tyre.
Klubi kuqezi pësoi një humbje të rëndësishme por, që aktivizimi i tij në Premier Ligë pritet të jetë një hap shumë më i rëndësishëm për karriërën e tij. Ai do të sjellë një frymë të re në ekipim e Cityt.