Barcelona është duke planifikuar që të ketë katër shitje lrej ekipit të saj. Është likërisht plani i Hans Flick për të sjellë një ekip i cili do të jetë tërësisht në funksion të tij. Kështu që është ndërmarë një plan që nga klubi të ketë katër largime.
Mbrojtësi i djathtë Hector Fort, Pablo Torre mesfushor, sulmuesi Ansu Fat dhe Pau Victor. Janë pikërisht këta katër lojtarë të cilët nuk shihen aspak në plan të Flick në sezonin e ardhshëm.
Largime të cilat nuk priten të jenë të lehta duke qenë se është pikërisht mbrojtësi Fort nuk është duke pranuar këtë largim. 18 vjecari i cili ka zgjedhur që të refuzojë të gjitha ofertat që kanë erdhur ndaj tij duke refuzuar kështu që të largohet nga ekipi.

Flick i cili nuk e përfshin aspak në planet e tij mbrojtësin. Në krahun e djathtë ai është duke projektuar lojën e Eric Garcia dhe Jules Kounde. Është pikërisht kjo lëvizje e trajnerit gjermën që e bën qëndrimin e Fort të papërshtatshëm. Por, në krahun tjetër qëndron lojtari i cili kërkon që të dëshmojë të kundërtën sa i përket qëndrimit të tij në skuadër.
Barcelona pritet ta ketë jashtëzakonisht të vështirë qëndrimin e tij në ekip. Pasi ai ka refuzuar dhe një kontratë prej ekipit holandez të Ajax. Është pikërisht qëndrim që është i vendosur prej kontratës së tij 1 vjecare me ekipin. Vlera e tij në treg është rreth 10 milion euro. Gjatë këtij sezoni ai nuk arriti të shënojë asnjë gol.