Mike Maignan, në portën e Milan është bërë një emër I cili gjithnjë e më tepër është I pasigurt nëse do të jetë në krye apo jo. Pozita e portierit është e paqartë pas një oferte që ka ardhur në tavolinë për të nga chelsea. Është pikërisht kjo ofertë e cila e ka shtyrë atë që të besojë se mund të ketë një zhvendosje të karrierës së tij në Premier Ligë. Një largim I cili është vendosur dhe në një formë I kushtëzuar duke qenë se ka qenë francezi që e ka tensionuar situatën.
Maignan I cili mund të mos jetë më pas kësaj vere dhe pse ka një kontratë e cila është e vlefshme deri në 2026. Pavarësisht, kësaj ekipi e ka gjetur zvendësuesin e saj. Lucas Perri, mendohet se do të jetë gardiani I rri I portës. Lojtari I Lyon është vlerësuar si një zgjedhje e duur dhe një mundësi që ai të bashkohet në Serinë A.

Por, mesa duket kërkimi I Milan nuk është I vetëmi duke qenë se në listën e saj është vendosur dhe Mile Svilarin nga Roma dhe Zion Suzukin nga Parma. Janë pikërisht këto emra të cilat klubi I sjell si mundësi angazhimi në rast se do të kemi një largim të Maignan. 29 vjecari, është ende I paqartë nëse do të ketë një qëndrim në klub.
Pavarësisht, se zërat janë se qëndrimi I tij në Milan nuk do të jetë në plane. Pasi nëse do të pengohet nga ekipi ai do të zgjedhe të largohet si lojtar I lirë në verën e ardhëshme.