Leon Avdullahu është duke siguruar një kalim të rëndësishëm në karrierën e tij drejt Bundesligës. TSG Hoffenheim duket se është shumë pranë sigurimit të shërbimit me lojtarin e rri. Talenti shqipëtar është zgjedhur që të bashkohet me ekipin për të arritur kështu një përmirësim të nevojshëm për klubin.
Mediat e ndryshme gjermane janë ato të cilat sjellin faktin në lidhje me këtë lëvizje. Mesfushori i cili është vetëm 21 vjec përflitet lër një transfertë e cila do të jetë në Bundesligë. Klubi gjermsn eshtë i gatshëm që të paguajë 8 milion euro për transferimin e lojtarit. Në këtë shumë nuk përfshihen bonuset e ndryshme që Avdullahu do të duhet të përfitojë. Megjithatë marveshja ende nuk është përfunduar, ku paraprakisht futbollisti kosovar do të duhet të bëjë të gjitha vizitat mjekësore. Kjo do të jetë hallka e fundit e kalimit të tij të shumë pritur në Bundesligë.

Ai vjen pas një rrugëtimi të gjatë në klubin zvicerian. Ku është transferuar në FC Solothurn në vitin 2018. Ka qenë pikërisht forma e tij e mirë që e vendos atë nga akademia e Basel në ekipi i parë.
Deri me tani ai ka regjistruar 41 paraqitje, duke u vlerësuar ndjeshëm për formën e tij. Shkalla e pasimeve ka qenë mjaft e saktë duke e vendosur në krye të këtij sezoni me 90.2%. Mesfushori i cili është dhe pjesë e Kombëtares Zviceriane U21 shihet si një aset tepër i rëndësishëm në afrimin e mundshëm në Bundesligë.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.