Madrilenët janë duke marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube. Ekipi i cili ka bërë grumbullimet për këtë event, bën me dije se do të ketë dhe disa largime në këtë sezon. Largimet vijnë fill pas disa afrimeve mjaft të rëndësishme që ata arritën të realizonin. Janë disa lojtarë të cilët nuk janë aspak të kënaqur me pozicionin e tyre në fushën e lojës. Rolin që kanë në ekip dhe minutat që janë në dispozicion.
Kështu Real pritet të përballet me vendimin e lojtarëve. Portieri i ekipit Andriy Lunin ka qenë ndër ata i cili ka zgjedhur të qëndrojë në ekip. Pavarësisht kohës së kufizuar në fushë, por në krahun tjetër janë përfaqësues të tij të cilët kërkojnë një ekip që e vendos në palnin e parë. Thibaut Courtois, duket se morri pozitën e lojtarit kryesor në këtë sezon.

Fran Garcias i cili është në pozitën e mbrojtësit të majtë, duket se ka një paqartësi në qëndrimin e tij. Angazhimi i tij është siguruar në Kupëm e Botës për Klube, kjo pas dëmtimit që ka pësuar Mendy. Mirë po në një të ardhme dhe me një nënshkrim të rri ai mund te kete një pozicion tepër të kërcënuar.
Rodrygo Goes është një tjetër emër i cili ka paqartësi në lidhje me të ardhmen e tij. I vendosur në qendër të vëmëndjes prej shumë ekipeve ai mund të shndërohet kështu në një hallkë shumë më të dobët. Është babi i tij i cili shërben dhe si agjent i cili është duke vlerësuar një mundësi më të mirë në tramsferimin e tij.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.