Uzuni drejt Amerikës, shifra rekord e blerjes

Uzuni drejt Amerikës, shifra rekord e blerjes

Tashmë është konfirmuar transferimi I 29 vjecartit shqipëtar drejt Asutin, një klubi amerikan. Ky është cilësuar si një ndër transferimet më të shtrenjat dhe skuadra e Grandës ku ishte dhe debutimi I tij I fundit vetëm për kartonin e tij përfitoi plot 12M USD. Një shifër e cila kap rekordet e transferimit për këto klube.

Uzuni u bë I njohur në klubin spanjoll duke qenë se prodhoi një seri golash dhe duke bërë një performancë tepër të mirë në secilën prej ndeshjeve që kishte qenë pjesë, ai është shpallur dhe si golashënuesi më I mirë. Është përfolur prej kohësh një transferim I tij duke qenë se nuk kishte një kontratë të favorshme sa I përket shumës që ai përfitonte, në këtë merkato dimri duket se u vendos dhe fati I tij drejt Amerikës. Një transferim I ndryshëm për Myrto Uzunin I cili ishte duke debutuar në klubin spanjoll me një largim drejt një futbolli ndryshe.

Uzuni karierën e tij e ka nisur në kluber e Superiores si: Tomori, Apolonia, dhe Laci më pas ai u transferua në Kroaci dhe prej andej në Hungari nga ku në klubin spanjoll Granada ku pati dhe shkëlqimin e tij ku la gjurmën si golashënuesi më I mirë I huaj në historinë e klubit. Pas këtij transferimi ai shkon në një klub ku në deklaratën e tij pas marveshjes së lidhur e cilësoi si një ndër më të mirët dhe me një tifozëri mbështetëse ku do të ishte për të dhuruar spektakël dhe gola, duke justifikuar praninë e tij në klub. 29 vjecari ka lidhur një kontratë deri në 2027 me Austin dhe me të drejtë rinovimi edhe një vit.