Franco Foda udhëton drejt Arabisë Saudite

Franco Foda udhëton drejt Arabisë Saudite

Mesa duket hapi I radhës për trajnerin e Kosovës do të jetë Lindja e Mesme, udhëtimi I tij do të jetë drejt Arabisë Saudite duke marrë drejtimin e një klubi atje. Bëhët fjalë për udhëheqjen e tij të Al Wahdas. Janë mediat arabe të cilat e bëjnë të kryer këtë fakt duke sjellë një shenjë se marveshja me trajnerin është arritur. Nënshkrim I cili nuk është finalizuar ende por që e sjell Fodën shumë më pranë.

Gazeta të njohura atje bëjnë me dije se kjo lëvizje është duke u diksutuar për përfundimin e një marveshje. Qëndrimi I tij në Kosova është kushtëzuar me një kontratë tjetër një vjecare. Por, mesa duket mund të jetë larg ekipit kombëtar në këtë sezon. Federata e Kosovës më herët e ka hedhur poshtë këtë lajm duke mos e konfirmuar një gjë të tillë.

Franco Foda udhëton drejt Arabisë Saudite
Franco Foda udhëton drejt Arabisë Saudite

Majde Ademi në daljen e tij publike cilësoi se është një kontratë me trajnerin. Por, mesa duket nuk pritet të jetë një qëndrim afatgjatë. Dhe kontrata e cila mund të thyhet e vendos atë në një hap më të sigurt në këtë kalim. Duket se oferta është e majme dhe pse shifra ende nuk janë bërë publike deri më tani.

Kujtojmë se klubet arabe kohët e fundit me anë të pagesave janë bërë tunduese për shumë yje futbolli dhe jo vetë. Kalimi I Inzaghi në arabi shënoi kështu dhe precedentin e parë të një trajneri I cili është I mirëpaguar. Foda ende nuk e ka dhënë konfirmimin e tij në lidhje me këtë kalim të mundshëm.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.