Gianluigi Donnarumma, është shndëruar në një prej portierëve I cili mund të kalojë në shumë prej klubeve të mëdha europiane. Kontrata e tij me Paris Saint Germain është drejt fundit dhe shihet se qëndrimi I tij është I kushtëzuar. Ka qenë italiani I cili ka kërkuar një rritje të shumës së tij, aprovim I cili nuk ka ardhur nga drejtuesit. Kjo e ka lënë atë në një periudhë të gjatë pa një vendim dhe pa konfirmuar kontratën e qëndrimit.
Qëndrimi I tij është I vlefshëm deri në 2026, por ka qenë kërkesë e klubit që pas kërkesës së pagës së lartë të tij. Plus I ndjekur nga shumë prej klubeve me oferta të ndryshme që të sjellë rinovimin e kontratës. PSG I cili u shpall kampion në champions këtë sezon, dëshiron qëndrimin e lojtarit. Por klubi nuk shprehet aspak I gatshëm që të pranojë kërkesën e tij financiare.

Manchester United, është pikërisht një nga klubet që ka pasur interesin për të sjellë një rinovim të tij. Qëndrimi I tij I lëkundur e ka shtyrë klubin që të sjellë ofertën e tij. Inter dhe Napoli janë interesuar për të pasur shërbimin e italianit në ekipin e tyre. Nga kjo anë PSG është duke u shtyrë më tej që të realizojë dhe një përforcim sa I përket zgjedhjes së një tjetër protieri në ekip. Edhe pse dëshira e italianit është që të qëndrojë në Paris, kështu ekipi është treguar I qartë, firmos ose largohu.