Klubi nga Suhareka ka konfirmuar një tjetër prurje të re në ekip. Ballkani ka zgjedhur që të cojë ekipin drejt një forme shumë më të qëndrueshme duke afruar kështu mesfushorin Ardit Veliu. Ai vjen si një përforcim me një karrierë ndërkombëtare që pritet të shërbejë për të sjellë një eksperiencë dhe frymë ndryshe në skuadër.
26 vjecari vjen pas një eksperience në Superiore, pjesë e kluit të Vllazninsë. Ai ishte një lojtar I rëndësishëm, pjesë e mesfushës. Deliu është dalluar për formën e tij, kontributin e tij në skuadër. Gjithashtu, ka shërbyer më së miri duke u diktuar për një taktikë të vëcantë. Disiplina e tij ka qenë një pikë kyc në rrugëtimin e tij në fushën e blertë.

Pjesë e karrierës së tij kanë qenë një seri lëvizjesh, duke qenë se ai e ka nisur këtë eksperiencë me Besën e Kavajës. Prej atje ai ka pasur një eksperiencë ndërkombëtare duke u bërë pjesë e disa ekipeve europiane. RNK Split, Hajduk Split II, Liepajas kanë qenë këto ekipe që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të tij. Së fundmi ai pati qëndrimin e tij në Vllaznia, ekip I cili preku dhe Final four po ashtu dhe finalen. Por, pa fat për të pasur një titull në sezonin që sapo përfundoi.
Tashmë, ai ka një zhvendosje në superligë duke u bërë pjesë e Ballkanit, ku pritet të ketë ambicje të mëdha për garat europiane. Ai pritet të jetë një ndër shtyllat kryesore në sezonin e ardshëm të ekipit.