Barazim, për ndeshjen e parë miqësore të Prishtinës

Barazim, për ndeshjen e parë miqësore të Prishtinës

FC Prishtina është duke zhvilluar seancat e saj stërvitore. Ekipi është grumbulluar për të nisur kështu përgatitjen për ndeshjen e saj kualifikuese në europë. Në kuadër të përgatitjes ekipi I kryeqytetit zhvilloi dhe një takim miqësor me ekipin rumun FC Hermannstadt. Një sfidë e cila përfundoi me një rezultat 2-2.

Dulei I zhvilluar ishte I balancuar ku në të dy ekipet kishte intensitet të njejtë dhe dëshirë e tyre për të shënuar. Ajo që vlerësohet në këtë ndeshje është padyshim dhe përkushtimi I treguar nga ana e ekipit kryeqytetas. Një lojë e cila nisi nga rumunët me një epërsi që ata kaluan në minutën e 18. Chitu ishte ai I cili arriti të shënojë duke e thyer akullin e sfidës.

Barazim, për ndeshjen e parë miqësore të Prishtinës
Barazim, për ndeshjen e parë miqësore të Prishtinës

Por, kjo nuk e stepi aspak ekipin bardheblu për të zhvilluar lojën. Në minutën e 38, alban Shillova gjen mundësinë për të cuar sfidën në barazim. Ishte pikërisht një gol I cili erdhi pas një aksioni të shpejtë I cili përfundoi ne penallti. Pika e 11 metërsiht shërbeu për të vendosur sfidën në një barazim.

Rumunët ishin ata të cilët në pjesën e dytë sërisht tentuan për të ndryshuar rezultatin. Goli I tyre erdhi duke kaluar përsëri në epërsi. Por, njëherësh dhe Prishtina e cila ishte vazhdimist këmbëngulse nuk nguroi që të ndryshonte këtë rezultat. Valmir Veliu arriti të shënojë kështu duke sjellë një gol mjaft të rëndësishëm për klubin dhe barazimin e ndeshjes. Sifdë e cila u mbyll me një barazim, rezultat dhe pse jo pozitiv por një lojë mjaft e mirë nga kryeqytetasit.