Hakan Calhanoglu ka ngjallur shumë dyshime së fundmi në lidhje me largimin e tij nga zikaltërit. Ka qenë një telefonatë e tij me Presidentin e Galatasaray që hedh dyshime për një largim të mundshëm të tij në turqi. Por, Inter në krahun tjetër është duke ndërmarrë veprimet e saj për të mos e lënë mesfushën bosh. Zgjedhja e tyre mendohet se do të jetë brenda Serisë A.
Braziliani I Atalantës, Ederson duket se do të jetë zgjedhja që Inter synon të ketë në këtë transferim. Largimi I Calhanoglu është një ndër pengesat më të mëdha për Inter. Lojtar I cili ka shërbyer në këtë sezon dhe jo vetëm si një shtyllë e rëndësishme në mesfushë. Pavarësisht, se kontrata e tij është e vlefshme deri në 2027, Inter është duke bërë përgatitje.

Kalimi I tij është pranuar nga klubi duke vendosur kështu një shumë prej 40 milion euro për kartonin e tij. Shumë kjo e cila e vendos si një mundësi për klubet e interesuara. Largimi I tij duket se nuk e ka gjetur të papërgatitur. Duke qenë se mendohet se afrimi I Ederson do të jetë pikërisht një afrim I rëndësishëm në skuadër.
25 vjecari I cili ka pasur një sezon mjaft të mirë në Atalanta, ka qenë kështu objektiv për shumë klube të ndryshme europiane. Ederson I cili është I vendosur me një kontratë deri në 2027 në Atalanta ka marrë shumë oferta në këtë sezon. Një ndër to ka qenë dhe Al Hilal, pavarësisht se Atalanta nuk është duke konsideruar ofert të cilat nuk e kapin shifrën e 60 milion eurove.