Milan është duke kërkuar që të sjellë një përmirësim në sulm. Duket se do të jetë pikërisht një lojtar i madh që do të duhet të jetë pjesë e sulmit në kuqezinjtë. Massimiliano Allegri duket se e ka preferencën e tij, Moise Kean. Lojtari i Fiorentinës duket si një mundësi e mirë për kalimin e tij në Milan. Allegri i cili ka shprehur vlerësimin e tij për lojtarin e konsideron si një zgjedhje të duhur në sulm.
Kean ka pasur një sezon fantastik në fiorentina dhe është lojtar i cili Allegri e njeh mjaft mirë. Njohje e cila është vlerësuar që prej qëndrimit të tij në Juventus. Pavarësisht se konsiderohet një zgjedhje e duhur dhe konsiderohet një afrim i rëndësishëm, shuma pritet të jetë pika më e rëndësishme.
Kean ka një klauzolë lirimi e cila është reth 52 milion euro. Shumë kjo e cila është e mundur vetëm në dy javët e para të korrikut. Më pas do të ketë një tjetër shumë që do të vendoset nga ekipi. Mirëpo, Milan i cili nuk është në gjendje që të paguajë një shumë të tillë nuk ka mjaftueshëm buxhet për ta përballuar.

Në kërkim të klubit ka qenë gjithashtu dhe Dusan Vlahovic, por gjithashtu është një pagë shumë e lartë e vendosur për të. Kjo shihet si një shkëmbim i cili mund të ndodhë, duke qenë se për të janë interesuar dhe nga klubi Juventin. Theo Hernandez mund të shpëtojë ekipin në një lëvizje të tillë për përmirësimin e sulmit.