Arijan Ademi, largohet nga Dinamo pas një periudhe të gjatë

Arijan Ademi, largohet nga Dinamo pas një periudhe të gjatë

Arijan Ademi ka përfunduar qëndrimin e tij në Dinamo Zagreb, pas një periudhe të gjatë prej 15 vitesh. 34 vjecari I ka dhënë fund qëndrimit të tij në klubin kroat duke zgjedhur kështu që të nisë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Tashmë, ai do të nisë karrierën e tij në një ekip tjetër, ndërpreja e kontratës ka qenë në mënyrë të ndërsjelltë mes palëve.

Karriera e tij do të zhvendoset në ekipin hungarez të Ujpest, skuadër e cila është pjesë e ligës së parë atje. Damir Krznar, mendohet se është shtysa më e rëndësishme e kalimit të tij në këtë ekip, ish drejtuesi teknik I Dinamo I cili ka ndikuar dhe në kalim. Adem, padyshim që gjatë gjithë qëndrimit të tij në Dinamo ka pasur një seri ofertash, por zgjedhja e tij ka qenë një kampionat tjetër. Ka qenë pikërisht vera e vitit 2010, ku Ademi mund të finalizonte kalimin e tij në Dinamo.

Arijan Ademi, largohet nga Dinamo pas një periudhe të gjatë

Me një sezon mjaft të mirë në atë vit arriti të zinte një vend mjaft të rëndësishëm në ekip. Pozita e titullarit I përkoi që në atë sezon, ku u shndërua më pas në një pikë mjaft të rëndësishme në ekip. Por, ai ka kaluar dhe momente të vështira ku ka qenë më herët I përjashtuar për shkak të dopingut të marrë.  Ekipi korat është përpjekur ta mabjë si një pjesë mjaft të rëndësishme për shkak të frymës që ai përcjell në unitetin e ekipit. Por, fundi është shënuar me kalimin e tij në hungari.