Oklahoma City Thunder është vendosur në krye të këtij kompeticioni, tashmë ata janë kampionët e rrinj të NBA-së. të vendosur në krye ata janë pas një triumfi të siguruar në ndeshjen e tyre finale të Play Off me një rezultat I cili ishte 4-3. Përballë tyre ishte Indiana Pacers, ku arritën të ishin dominues për të qenë më pas kampionë të këtij kompeticioni.
Për t’u vendosur si kampionë ata ishin në ndeshjen e tyre të shtatë e cila u zhvillua në Oklahoma. Triumfi I tyre në këtë sfidë erdhi me një rezultat 103/91, ku ishte e dukshëm se skuadra e Oklahomës ishte shumë më dominuese në këtë ndeshje. Me rezultatin e arritur ata më së miri arrijnë që të jenë të distancuar duke mundur të justifikojnë rolin e tyre.
Që në mbyllje të pjesës së parë ata ishin dominues duke mundur të siguronin kështu një pikë diferencë. Rezultat I pjesës së parë I cili u mbyll me 48:47, ndeshje e cila pas pushimit shkoi në më shumë intensive me skuadra që kërkuan diferencimin shpesh herë.

Oklahoma ishte tepër dominuese dhe në cerekun e tretë të lojës. Ajo mundi të arrinte një rezultat 81/68, duke krijuar kështu një siguri për fitoren e tyre. Padyshim që një rol të rëndësishëm në këtë sfidë kishte dhe Shai Gilgeous I cili mund të shënojë kështu 29 pikë.
Kontribut në këtë fitore padyshim që kishin dhe shumë lojtarë të tjerë që mund të shënonin. Kjo e vendos më të sigurt ekipin në ecurinë e tyre. Oklahoma mundi të sigurojë kështu fitoren e tyre të parë në historinë e NBA-së.