Mevlan Adili është prurja më e re në Gjilani, ai është një mbrojtës me përvojë I cili do të japë kontributin e tij në ekip. Ka qenë klubi I cili ka bërë me dije se ka arritur një marveshje të re, kjo në kuadër të përforcimeve që ata kërkojnë të bëjnë. Gjilan kërkon që në sezonin e ardhshëm të sjellë një ekip I cili është shumë më kompetitiv, detyrë e cila pritet të realizohet përmes prurjeve të reja që ata janë duke synuar.
Adili është prezantuar së fundmi duke sjellë kështu një premtim të rëndësishëm për të sjellë një rezultat pozitiv në ekip. 31 vjecari është vlerësuar si një afrim I denjë për të sjellë kështu një mundësi shumë më të mirë. Tashmë ai do të jetë në urdhërat e trajnerit ardian Nuhiu I cili është duke ndjekur një strategji sa I përket përforcimeve që janë duke ardhur në ekip.

Janë pikërisht karakteristikat e tij që e vendosin kështu në një pikë mjaft të rëndësishme në ekip. Pasi që roli I tij nuk është vetëm qëndërmbrojtja, por shumë mirë mund të arrijë të shërbejë dhe në krah. Është fleksibiliteti I tij në fushën e lojës që e vendosin si një hallkë të rëndësishme. Ai vjen pas suksesit të arritur me ekipin e tij Shkëndija e cila u shpall kampion në Maqedoninë e Veriut. Kontributi I tij ka qenë mjaft I rëndësishëm në rrugëtimin që bërri ekipi drejt titullit. Rrugëtimi I tij ka qenë dhe në Superiore, duke luajtur për Vllazninë dhe Bylisin.