Levandovski konfirmon kalimin e tij në Arabinë Saudite

Levandovski konfirmon kalimin e tij në Arabinë Saudite

Robert Levandovski ka pasur një sezon mjaft të mirë në Barcelona. Ai ka qenë një shtyllë e rëndësishme gjatë këtij sezoni dhe kjo është parë në formën që ka përcjellë. Qëndrimi I tij në klubin katalanas është ndjekur me një seri pikëpyetjesh që kanë të bëjnë me të ardhmen. Megjith se ka një kontratë e cila është e vlefshme me ta deri në vitin 2026.

Së fundmi prej burimeve të ndryshme është raportuar se ai ka pranuar që të ketë një kalim në Superligën në Arabi pasi të përfundojë kontratën me Barcelonën. Kjo mesa duket ka qenë dëshira e tij që në përfundim të kontratës të sigurojë një vend në superligë. Pavarësisht, se nuk ka një lajm nga ekipi I barcelonës sa I përket të ardhmes që do të ketë në ekip.

Levandovski konfirmon kalimin e tij në Arabinë Saudite
Levandovski konfirmon kalimin e tij në Arabinë Saudite

Por, ka qënë Filck I cili më herët ka besuar dhe e ka cilësuar si një pikë mjaft të rëndësishme për formacionin e tij. Eksperienca e tij dhe qëndrueshmëria në fushën e lojës e shndëron padyshim interesin në një faktor të rëndësishëm. Levandovski në këtë mënyrë lidhet për herë të parë me një transferim, I cili pritet të jetë në Arabinë Saudite.

Deri në këtë moment ai kishte hedhur poshtë cdo ofertë e cila ishte bërë për të duke qëndruar me qëllim në Barcelona. Shpesh është vendosur në dyshim nëse është mosha një pengesë në këtë vazhdimësi por, mesa duket ka qenë zgjedhja e tij qëndrimi. Mesa duket një rinovim pas 2026 nuk është në plan ndaj dhe Levandovski mendon për një largim të mundshëm.