Mosie Kean është një ndër talentët që ka spikatur më shumë me Fiorentinën. Në Serinë A ai është spikatur si një ndër yjet i cili ka spikatur në këtë sezon. 19 golat e shënuar duket se e kanë vendosur atë në qender të kërkesës që shumë prej klubeve kanë.
Forma e tij mjaft e mirë ka ngjallur interes dhe shumë prej klubeve të ndryshme europiane janë në ndjekje të tij. Manchester United duket se është një prej emërave që kërkon të përfitojë prej shërbimit të tij. Anglezët të cilat nuk kanë pasur sezonin e duhur në kalimin që sapo përfundoj kërkojnë që të përmirsojnë skuadrën. 25 vjecari konsiderohet si një nder përforcimet më të duhura në skuadrën e kuqe.

Kean ka një klauzolë lirimi prej 52 milion euro, cka e vendos atë në një pozitë shumë më të vështirë për të kryer këtë kalim. Shumë e cila është e vlefshme deri në mesin e korrikut. Më pas do të jetë Fiorentina që do të duhet të ripërcakrojë shumën e tij.
Dëshira e Kean vazhdon që të jetë qëndrimi në Fiorentina, duke qenë se e ka ndihmuar që të arrijë formën e tij më të mirë. Po ashtu dhe është vlerësuar në qëndrimin e tij në klub. United e konsideron një pikë të rëndësishme, por nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm ekipi që të marrë një hap. Hap i cili mund të kushtëzohet dhe prej shumës që kërkohet. Duke qenë se ekipi nuk do të donte të shpenzonte një shifër të tillë për këtë afrim.