Arda Guler ngjall interes në klubet e ndryshme europiane

Arda Guler ngjall interes në klubet e ndryshme europiane

Real Madrid së fundmi ka marrë tre oferta prej klubeve të ndryshme, për një prej yjeve të ekipit. Është Arda Guler i cili ka pasur një formë mjaft të mirë në ekipin e bardhë duke kontribuar. Real është duke u ndeshur në Kupën e Botës për Klube ku ka pasur një formë mjaft të mirë Guler atje.

Kjo ka bërë që tre prej klubeve europiane të sjellin ofertën e tyre për të në klubin madrilen. Newcastle, Bayer Leverkusen dhe Juventus janë interesuar për të përfituar shërbimin e talentit të rri. Por, në media shihet se kalimi i tij pritet të jetë i pamundur. Me ardhjen e Xabi Alonso në ekip duket se turku do të marrë një pozitë shumë më të rëndësishme. Ai është duke u vlerësuar si një e ardhme për ekipin madrilen.

Arda Guler ngjall interes në klubet e ndryshme europiane
Arda Guler ngjall interes në klubet e ndryshme europiane

Minutat e pakta që ka pasur në fushën e blertë nuk duket se e kanë ndikuar negativisht duke e kthyer tashmë vëmëndjen e shumë prej klubeve europiane. Janë pikërisht këto tre klube që e konsiderojnë si një ndër përforcimet më të rëndësishme. Pasi që janë duke sjellë ekipe që do të jenë më kompetitive në sezonin e ardhshëm. Guler duket si një garanci në investimet që këto ekipe pritet të zhvillojnë.

Real Madrid nuk duket se do e lëshojë thjeshtë Guler. Ai më herët është vendosur dhe në pozitën e një zvendësimi të Modric në largimin që pritet të ndodhë. Ekipi duket se është shqyrtuar të gjitha mundësitë e vendosjes që do te ndodhin pas Kupës së Botës për Klube.