Goes, me një ofertë të lartë ndaj Arsenal

Goes, me një ofertë të lartë ndaj Arsenal

Rodrygo Goes lojtari i Real Madrid duket se është një prej emërave i cili pritet të largohet nga ekipi në këtë sezon. Ai cilësohet si një ndër emërat që Alonso nuk e sheh si pjesë të projektit sezonin e ardhshëm. Largimi i tij është konfirmuar shpesh prej tij duke qenë se nuk ka pasur në dispozicion minutat e duhura në lojë. Ka qenë pikërisht kjo një arsye që e vendos atë larg ekipit në këtë sezon.

Në afrimin e tij duket se kanë qenë të interesuar shumë prej klubeve të ndryshme europiane. Është pikërisht forma e tij dhe i cilësuar ai një ndër talentet në fushën e blertë. Kjo ka qenë ndikuese që të afrohen shumë klube në këtë transferim.

Goes, me një ofertë të lartë ndaj Arsenal
Goes, me një ofertë të lartë ndaj Arsenal

Arsenal është një prej klubeve që do të synojë afrimin e tij. Londinezët e konsiderojnë si një pjesë mjaft të rëndësishëm në këtq afrim. Mirëpo, shuma e tij prej 12 milion euro në sezon duket se e vështirëson më shumë këtë afrim. Ai është në listën e lojtarëve më të paguar në futbollin europian. Kjo duket se do të jetë një problem në zhvillimin e kontratës së tij me Arsenalin.

Kjo pagesë e lartë duket që ka ngjallur kështu më tej një presion për klubet që janë të interesuara. Shuma e brazilianit është cilësuar tepër e lartë për një kalim të mundshëm. Sulmuesi nuk është se ka qenë në formën e tij më të mirë duke qenë se ka pasur shumë më pak minuta në dispozicion pas rikthimit të tij. Mirëpo, kalimi i tij nuk duket se do të jetë tërësisht i thjeshtë, kjo për shkak të shumës.