Leon Avdullahu duket se është shumë më pranë një kalimi të mundur të tij në ekipi I Kosovës. Telenti premtues I mesfushës së Zvicrës ka ngjallur dyshime se mund të ketë një kalim mjaft të rëndësishëm në Kosova. Ka qenë pikërisht një foto e shpërdarë në rjetet sociale e Presidentit të Federatës së Kosovës, Agim Ademi I cili pozon në krah të 21 vjecarit.
Avdullahu I cili ka qenë pjesë e ekipit të moshave në Zvicër, që prej u15 shihet si një opsion I mundur se kalimi I tij mund të ndodhë në këtë sezon. Ai është konsideruar shpesh si një ndër mesfushorët I cili është më premtues në fushën e lojës. Ndaj dhe Federata Zviceriane është në djeni se një kalim I tillë mund të jetë I mundur.

Me një formë mjaft të mirë në Basel tashmë ai ka kaluar në TSG Hoffenheim, duke u bërë kështu pjesë e Bundesligës. Janë pikërisht mediat e ndryshme zvicerinae të cilat bëjnë me dije se një kalim I tillë është shumë I mundur. Këmbanë alarmi është cilësuar në disa prej tyre ku bëhët e qartë se një kalim I tillë mund të jetë shumë më pranë.
Gjatë janarit në grumbullime ai ka cilësuar se nuk kishte marrë ende një kontakt nga kosova, ndërsa tashmë një kalim I tij duket si një hap shumë më I sigurt. Pavarësisht se me një përfaqësim që prej moshave me zvicrën, një mundësi që ai të luajë për dardanët ekziston. Tashmë, do të duhet të presim një konfrimim zyrëtar I cili do të duhet të vijë nga federata.