Merkato e janarit e gjeti sulmuesin 27 vjecar të Tiranës, në një transfertë në ekipin turk të Boluspor, një klaim ky I cili e gjen në një kampionat ndryshe Hasanin ku rivaliteti është më I lartë. 27 vjecari ka debutuar në katër ndeshje deri më tani dhe në ndeshjen e djeshme ka mundur të shënojë për herën e tij të parë në këtë kampionat duke thyer akullin dhe të nisë rrugëtimin e tij për më tej.
Boluspor ka mund të fitojë në transfertë përballë Manisa në një ndeshje e cila luahej për javën e 26 të kampionatit në Kategorinë e Parë Turke. Një sfidë e cila shkoi në favorin e miqëve 2-0, ku goli I dytë u shënua pikërisht nga ish-bomberi I Tiranës, ku me golin e tij vulosi dhe fatin e kësaj sfide e cila ishte fitimi I ekipit të tij në një ndeshje e cila u mbyll pa një reagim nga kundërshtari pas golit të shënuar nga Hasani në minutën e 67.
Një gol I parë I cili shërben për sulmuesin shqiptar për të pasur një besim në vazhdim duke qenë se në kampionatin shqiptar është cilësuar si bomber duke realizuar një seri golash dhe duke debutar në formën e tij më të mirë. Duke qenë I pari si gol në katër ndeshje ai do të ketë mundësinë e një performance më të mirë në vazhdën e kampionatit duke qenë se sezoni është ende para duke u zhvilluar. Kujtojmë, se Hasani është vetëm një prej lëvizjeve të shumta që u bënë gjatë merkatos së janarit në Kampionatin Shqipëtar. Transfertat e lojtarëve të superiores kanë qenë të suksesshme dhe kanë arritur të spikasin në ligën ku ata debutojnë.