Ardon Jashari, nën lupën e shumë prej klubeve europiane

Ardon Jashari, nën lupën e shumë prej klubeve europiane

Ardon Jashari në këtë sezon ka mundur të tregojë një formë mjaft të mirë. Angazhimi I tij me Club Brugge ka bërë me dije se është në një pozitë mjaft të favorshme për të qëndruar në top klubet europiane. Ka qenë një sezon që ka zhvendosur interesin e tij në mesin e klubeve me një histori në europë.

Janë pikërisht analistët e ndryshëm që sjellin në foksu se forma e tij mjaft e mirë është vlerësuar shpesh. Duke e cilësuar mesfushorin si një arritje për shumë klube europiane si PSG, Milan apo dhe Manchester City. Me katër gola të shënuar këtë sezon dhe 52 ndeshje që ka qenë pjesëmarrës ai është vendosur në qendër të vëmëndjes.

Ardon Jashari, nën lupën e shumë prej klubeve europiane
Ardon Jashari, nën lupën e shumë prej klubeve europiane

Seri elementësh që e vendosin atë si të preferuar, padyshim është dhe aftësia e tij për të qarkulluar topin. Me një intensitet loje të lartë ai arrin më së miri që të bëjë një organizim të saktë. Njëherësh dhe saktësia e pasimeve që është e lartë me një përqindje prej 88.4. Fleksibiliteti në fushën e lojës ku për një ndeshje mesatarisht është I aftë që të bëjë më shumë se 10 kilometër vrap duke përshkruar të gjithë fushën.

Pikërisht këto element e shndërojnë padyshim në një emër I cili shihet si e ardhme e mesfushës. Kalimi I tij nga Luzerni në Clube Brugge u bë për 6 milion eruo. Ndërsa sot vlera e tij në market është shumëfishuar duke shkuar kështu në 32 milion euro. Ekipi synon që qëndrimi I tij të jetë I gjatë duke sjellë një kontratë e cila do të jetë e vlefshme deri në 2029.