Bayern Munich në këtë fazë të ekipit kërkon të bëjë të gjitha ndryshimet e nevojshme gjatë fazës kalimtare. Ekipi I cili në sezonin e shkuar në europë pati një ngërc është duke vlerësuar mundësinë e një prurje të re. sulmi është parë si një pikë që Kompany ka interes ta përmirësojë dhe të sjellë pikërisht një frymë ndryshe. Pas një faze ku eksperimeti nuk ka prodhuar asgjë, qëllimi I tyre është një afrim I rri.
Bavarezët duket se kanë vendosur si synim për afrim në ekipin e tyre, Gabriel Martinellin. Martinelli është shndëruar në një ndër objektivat më seriozë dhe të rëndësishëm të tyre. Fill pas largimit të Leroy Sane nga ekipi si lojtar I lirë, është shtuar dhe interesi për të. Mungesa pritet të sjellë një pengesë në sulm ndaj dhe kërkohet që të përmirësohet më tej ekipi me prurjet e reja.

Janë pikërsisht karakteristikat e tij si një lojtar I shpejtë, me një aftësi të jashtëzakonshme driblimi që e shndërojnë në një objektiv mjaft të rëndësishëm për ta. Mirë po, Arsenal në krahun tjetër e cilëson si një hallkë mjaft të rëndësishme për skuadrën e saj. Duke mos e konsideruar aspak një largim të mundshëm të tij. Pasi ka pasur një sezon mjaft të rëndësishë, Arteta e sheh pjesë të projektit në të ardhmen.
Arsenal, pavarësisht të gjithave nuk është se e ka përjashtuar mundësinë e tij të shitjes, por është e rëndësishme oferta. Në të do të jetë ndikuese dhe dëshira e lojtarit nëse e konsideron afrimin me ekipin tjetër apo jo. Bayern ka nisur negocimet që pritet të zhvillohen në ditët në vazhdim.