Ardon Jashari, Milan një hap më pranë për afrimin e tij

Ardon Jashari, Milan një hap më pranë për afrimin e tij

Milan i cili është duke sjellë një formë më të mirë të ekipit, është duke pikasur talente. Bëhët fjalë për Ardon Jasharin i cili ka marrë ofertën e parë nga kuqezinjtë. Ylli i Clube Brugge është cilësuar si një afrim mjaft i rëndësishëm për Milan. Me një ofertë prej 27 milion euro lër transferimin dhe 3 milion euro në formë bonusi duket se nuk është mjaftueshëm.

Klubi është duke kërkuar më shumë fitim lrej yllit që kanë në zotërim dhe kjo shihet pikërisht si një mundësi për ta. Afrimi i tij është bërë i mundur vetëm për 1 milion euro dhe tashmë vlera e tij është shumfishuar. Brugge ka si synim që të ketë një përfitim shumë më të favorshëm.

Janë mediat italiane të cilat sjellin në fokus se për talentin shqiptar ata janë duke synuar 35 deri në 40 milion euro. Jashari i cili me formën e tij ka pasur një ndikim mjjaft të madh në shumë prej ekipeve europiane.

Ardon Jashari, Milan një hap më pranë për afrimin e tij
Ardon Jashari, Milan një hap më pranë për afrimin e tij

Tashmë është dhe Allegri i cili e konsideron si një përforcim mjaft të rëndësishëm në ekipin e tij. Trajneri e cilësuar si një objektiv që do të duhet të plotësohet për këtë sezon kalimesh. Milan kështu ka nisur një garë e cila është e vështirë për ta. Shqiptari i cili ka pasur një karrierë të shkurtër por ka mundur të tregojë një formë mjaft të mirë. Klubi i tij e konsideron shitjen por kërkon në këmbim një shumë e cila konsiderohet e lartë.