Fermin Lopez në këtë sezon thjeshtë ka dëshmuar se qëndrimi i tij në Barcelona është i justifikuar. Një formë mjaft e mirë e ka vendosur atë në ekip, ku shohet si aset i cmuar. Hans Flick e sheh si një pjesë të rëndësishme në krijimin e skuadrës të së ardhmes. Janë pikërisht cilësitë e larta të tij që vendosen si një pikë e rëndësishme në këtë vlerësim.
Barcelona e cila kreu gjithashtu një sezon mjaft të mirë , ku ishte prezente me tre tituj në këtë sezon. Ekipi pritet të vijë duke u përmirësuar dhe është pikërisht Deco i cili e konsideron si një pjesë të rëndësishme këtë fakt. Në këtë përmirësim padyshim që ndikojnë gjithashtu dhe përmirësimi i gjendjes financiare të klubit.
Pas kësaj forme të treguar nga Lopez janë disa ekipe që e shohin në një mundësi të afërt afrimin e tij. Bayern Munich, Manchester City, Chelsea janë pikëriaht ekipet që e konsiderojnë afrimin dhe vlerësimin e tij.

Nuk bëhët fjalë vetëm për këto ekipe por janë gjithashtu dhe klube nga Arabia Saudite që e shohin si një mundësi mjaft të mirë afrimin e tij. Mesa duket është lojtari i cili i ka refuzuar të gjitha kërkesat që janë vendosur ndaj tij. Opsionet e shumë klubeve por ai ka zgjedhue që qëndrimi i tij të jetë Barcelona.
Ekipi së fundmi ka arritur dhe një marveshje për zgjatjen e kontratës së tij deri në 2029. Është pikërisht kjo që e vendos të sigurt në ekipin katalanas.