Liverpool, duket se është shumë pranë një tjetër transferimi të rëndësishëm në këtë sezon. Sfida e tyre në këtë afrim pritet të jetë me Arsenalin dhe United për të siguruar shërbimin e sulmuesit. Viktor Gyokeres duket se është në listën e tyre prioritet I radhës për forcimin e ekipit.
Slot I cli është duke organizuar ekipin në këtë sezon e ka sjellë emërin e tij si një objektiv të cilin e ka prioritet. United e ka një qëndrim I cili pritet të sjellë ndryshim në ekipin e tyre. Arsenal po ashtu duke e bërë të mundur qëndrimin e tij në Premier Ligë.
Por, ndërhyrja e Liverpool nuk ishte e pritshme sa I përket kalimit të tij në këtë skuadër. Afrimi I tyre padyshim që ka ndikuar në negociatat që mund të lidhen për kalimin e tij. Të kuqtë kanë kërkuar që të qartësohet shuma e tij prej 80 milion euro sa I përket kalimit të tij.

Duket se ndërhyrja e Liverpool ka ardhur pikërisht pas largimit të Nunez drejt Napolit. Ekipi kërkon që të mos ketë asnjë pozitë boshe në ekip gjatë sezonit të tyre të ardhshëm. Me një buxhet të disponueshëm prej 200 milion eruo duket se kalimi I tij pritet të jetë një mision më I thjeshtë.
Ndër të tjera në këtë garë ai është dhe më I favorizuar duke qenë se dëshira e Gyokers është që të qëndrojë në Premier Ligë. Kjo e favorizon dhe më shumë ekipin kampion të këtij sezoni. Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim sa I përket këtij kalimi të rëndësishëm.