Andreas Christensen, kalim I mundur në Serinë A

Andreas Christensen, kalim I mundur në Serinë A

Andreas Christensen, qëndërmbrojtësi I Barcelonës duket se nuk është në planin e ekipit për sezonin e ardhshëm. Danezi ka ngjallur këshu interesin e Milan për t’u afruar në ekip. Milan I cili e ka identifikuar ish lojtarin e chelsea synon që të shërbejë si një përforcim në ekipin e tyre.

Përforcimi në mbrojtje është një ndër pikat që ata synojnë ta përmirësojnë dhe të sjellin kështu një shërbim të duhur. Në kuadër të rikrijimit të ekipit kanë sjellë një pozitë e cila do të ketë hyrje të reja në skuadër.

Andreas Christensen, kalim I mundur në Serinë A
Andreas Christensen, kalim I mundur në Serinë A

Brca në krahun tjetër e cila kërkon që në listën e saj të ketë sa më pak mbrojtësa qëndrorë e sheh si një largim. Me vetëm gjashtë ndeshje zyrëtare të luajtura. Ai ka kaluar një sezon të vështirë duke e vendosur kështu jashtë ekipit. Hans Flick duket se nuk e sheh në planet e tij të sezonit të ardhshëm. Duke qëndruar jashtë është krijuar kështu teren për një mundësi jashtë skuadrës katalunase.

Pervoja e tij, eksperienca dhe karakeri në lojë janë vlerësuar prej Milan. Ekipi kuqezi që kërkon të sjellë një emër të rri në mbrojtje, e cilëson si të duhurin Christensen. Me një kontratë e cila përfundon në 2026, ai shihet jashtë ekipit. Në krahun tjetër Barcelona e konsideron gjithashtu dhe si një mundësi për të sjellë më shumë të ardhura në arkë. Kjo, pas një sezoni I cili ishte tepër I vështirë në aspektin financiar mund të përmirësojë financat. Ndër të tjera Barcelona po shikon mundësi të tjera në transferime.