Klubi I Santos është duke përgatitur një ofertë për brazilianin Neymar. Kontrata e të cilët skadon në 30 qershor, por klubi dëshiron që të ketë nënshrkimin e tij duke sjellë rinovimin e kontratës. Është pikërisht presidenti I ekipit I cili ka konfirmuar se do të ketë një rinovim të kontratës së tij.
Kushtet në këtë kontratë janë përcaktuar prej klubit dhe do të synojë që të sigurojë dhe për një vit shërbimin e lojtarit. Santos është në lëvizjen e saj duke pritur një përgjigje sa I takon lojtarit. Është babai I brazilianit I cili është njëherësh dhe menaxheri I tij I cili ka ofruar dëshirën për një miratim.

Lojtari duket se dhe një vit do të jetë I përqëndruar në Santos, ekipi ende nuk e ka zyrtarizuar ofertën e tij. Qëndrimi I tij duket se do të jetë I lidhur me një pagë fikse e cila nuk do të ketë të bëjë aspak me performancën e tij. Objektivat nuk do të jenë penguese në këtë kontratë por do të jetë një shumë fikse e cila do të duhet të arrihet prej tyre.
Klubi do të duhet të paguajë dhe një shumë prej 12 milion euro e cila ka qenë një formë debie që ka krijuar me lojtarin. Deri më tani asgjë nuk është përcaktuar por ata do të synojnë që kjo kontratë të lidhet deri në nisjen e grumbullimit të tyre. Neymar duket se nuk ka një alternativë tjetër në rinovimin e sezonit të ardhshëm.