Oferta e Real ndaj Alvaro Carreras, zbulohet e vërteta

Oferta e Real Madrid ndaj Alvaro Carreras, zbulohet e vërteta

Presidenti I Benficës, Rui Costa ka hedhur më shumë dreitë në lidhje me një ndër temat më të përfoluar. Ka qenë pikërisht aludimi I një oferte e cila ka ardhur nga real Madrid për mbrojtësin e ekipit Alvaro Carreras. Por, në një dalje të tij ai e ka mohuar që në ekipin e Benficës të ketë ardhur cdo lloj oferte nga Los Blancos sa I takon afrimit të Carreras.

Shumë prej mediave kishin aluduar më herët se Real Madrid ishte duke përgatitur një ofertë sa I takon afrimit të lojtarit. Kërkesë e cila do të vinte pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube. Presidenti I klubit e rëzoi të gjithë këtë, duke vendosur theksin te objektivi I skuadrës. Për ta është e rëndësishme që të jenë të fokusuar në Kupën e Botës për klube. Transferimi I tij nuk shihet si një opsion, pas deklarimit që bëri presidenti.

Oferta e Real Madrid ndaj Alvaro Carreras, zbulohet e vërteta
Oferta e Real Madrid ndaj Alvaro Carreras, zbulohet e vërteta

22, vjecari I cili ka treguar një formë mjaft të mirë në këtë sezon, por jo vetëm. Është vendosur në planin e parë të skuadrës. Ata e kanë cilësuar si një pjesë mjaft të rëndësishëme ku do të jetë pjesë e projektit dhe në sezonin e ardhshëm. Carreras kërkohet që të ketë vëmëndjen në kampionatin që ekipi është duke marrë pjesë. Në ndeshjen e tyre të fundit në këtë kompeticion ata mundën që t’ia dilinin shumë mirë përballë Bayern Munich. Ka qenë pikërisht një fitore që e vendos shumë më pranë një kualifikimi në vazhdim. Ndaj dhe Costa e cilësoi si një objektiv mjaft të rëndësishëm.