Vedat Muriqi është duke konsideruar një rikthim të tij në Ligën turke, pikërisht kampionatin ku ai morri konfirmimin si lojtar. Pas një periudhe prej tre vitesh qëndrimi në spanjë, ai e shet të mundur një largim. Angazhimi I tij atje ka qenë I lidhur me klubin e Mallorcës. Por, tashmë është duke e menduar një rikthim të mundshëm në turqi.
Mediat turke janë ato të cilat sjellin në focus se Besiktas është një prej ekipeve I cili ka shprehur interesin real për afrimin e tij. 31 vjecari konsiderohet si një përforcim I duhur dhe është duke u vlerësuar për të sjellë kontributin e tij. Reparti ofensiv duket se do të jetë më I plotë me një figurë si Muriqi në sulm. Kjo është një përpjekje e tyre për të sjellë një ekip I cili pritet të jetë shumë më konkurues në ligë por dhe në europë.

Vlera e tij e transferimit prej pesë million euro duket se nuk do të përbëjë problem në këtë kalim. Ata kanë vlerësuar mundësinë e një angazhimi të tij në klub, duke nisur bisedime intensive. Periudha e tij në Fenerbhace ka qenë ajo e cila e vendosi më pas në elitën e futbollit europian Serinë A. Lazio ka qenë ekipi I cili e vlerësoi kalimin e tij me 21 milion euro si një figurë e rëndësishme dhe tepër premtuese. Pirati duket se dhe në Mallorca ka pasur një formë mjaft të mirë duke qenë tepër kontribues. Në daljet e tij që kanë qenë 118 ka mundur të shënojë 35 gola.