Ansu Fat, emëri I Lakuar nga Barcelona në këtë sezon sa I përket një largimi të tij nga ekipi. Ka qenë gjendja shëndetësore që e ka lënë jashtë fushe për më shumë se një vit. Formë e cila në rikthim nuk është besuar tërësisht nga Hans Flick. Në këtë mënyrë është vlerësuar që të ketë padyshim më shumë hapësirë për talentin e rri. Ka qenë kërkesa e tij që të kishte një zhvendosje drejt një ekipi ku do të ishte në planin e parë.
Fat, do të ketë mundësinë që të luajë për fanellën e Monaco, zgjedhje kjo që është ndërmarrë pas një seri bisedimesh. Francezët kanë bërë të mundur afrimin e tij, I cili do të vijë në formë huazimi por kanë dhe të drejtën e blerjes. Është pikërisht formë e cila e bën më të afrueshëm lojtarin në Ligën e parë. Janë mediat e ndryshme që e konfirmojnë kalimin e tij në ekipin e Monacos.

Java që vjen është vendimtare sa I përket këtij kalimi duke qenë se ai do të duhet të udhëtojë për të kryer të gjithë testet për konfirmimin e fanellës së re. Barcelona nuk do të humbasë të drejtën e kartonit të lojtarit, por opsioni I bleres ekzistton gjithashtu. Opsioni I blerjes është vendosur prej 11 milion euro, përfshirë dhe një klauzolë shtesë e cila e rrit shumën e tij. Lëvizja e tij duket se ka përkuar me një koecidencë duke qenë se katalunasit janë duke afruar Nico Williams. Ndërsa Fat do të nisë një rrugëtim të rri në karrierën e tij.