Chelsea, portieri I parë Ter Stegen synimi I tyre

Chelsea, portieri I parë Ter Stegen synimi I tyre

Chelsea është duke vlerësuar kalimin e Marc-Andre ter Stegen, portierin e Barcelonës. Kalimi I tij në ekip pritet të vijë pas kërkesës që kanë blutë e londrës për një portier të parë. Klubi është duke tentuar që më herët të merrte portierin e Milan. Mirëpo, Mike Maignan e siguroi shërbimin e tij atje me një rinovim. Kështu që është dashur që vëmëndja e tyre të zhvendoset në portieri gjerman.

Është ekipi anglez I cili ka ndërmarrë kontaktin e parë drejt klubit të barcelonës ku ka synuar që të marrë informacion mbi portierin. Në krahun tjetër është Ter Stegen I cili është duke e menduar seriozisht largimin e tij nga klubi. Portieri është duke marrë në konsideratë ofertën e cila ka ardhur për të duke e parë si një mundësi në këtë largim.

Chelsea, portieri I parë Ter Stegen synimi I tyre
Chelsea, portieri I parë Ter Stegen synimi I tyre

Më herët katalunasit kanë siguruar shërbimin e Joan Garcia në ekip, kjo e bën shumë më të vështirë të ardhmen e tij në klubin katalanas. Kjo është një tjetër shtysë që e bën atë të mendojë se Chelsea mund të jetë e ardhmja e tij në këtë sezon.

Por, kjo situatë e paqartë e stegen në ekip, padyshim që ka ngjallur interesin dhe të ekipeve të tjera. Një tjetër ekip I Premier Ligës është duke e vlerësuar këtë situatë duke e konsideruar se afrimi I tij mund të jetë I mundur dhe në Premier Ligë. Është pikërisht përvoja e tij, qetësia dhe eksperienca në një kampionat mjaft të rëndësishëm ajo që është vlerësuar në këtë interesim. Ter Stegen duket se do të ketë një të ardhme mjaft interesante.