Suprizë nga Franca, Lyon rezikon kategorinë e dytë

Suprizë nga Franca, Lyon rezikon kategorinë e dytë

Futbolli Francez është duke pësuar një goditje mjaft të rëndësishme, duke sjellë kështu një ndryshim në renditje. Drejtuesit e klubit në krye dhe presidenti I ekipit John Textor  janë marrë së fundmi në pyetje nga autoritetet. Drejtoria Kombëtare e Kontrollit dhe e Menaxhimit është ajo e cila ka mundur të fiksojë një shkelje e cila është ndërmarrë nga ana e klubit. Vendimi I tyre I hershëm është ndërmarrë në 15 nëntor ku e vendoste skuadrën në Ligën e dytë.

Por, drejtuesit e klubit kanë qenë ata të cilët me ngulm kanë mundur të shmangin të gjitha këto dënime. Ata kanë apeluar, por një vendim I fundit e ka vendosur atë në presion përsëri. Është cilësuar se rënia e tyre në kategori do të jetë forma e dënimit që do të ndërmarrë ky institucion. Në përputhje me të gjitha ligjet ata e kanë parë të udhës që Lyon të vendoset në kategorinë e dytë.

Suprizë nga Franca, Lyon rezikon kategorinë e dytë
Suprizë nga Franca, Lyon rezikon kategorinë e dytë

Lyon do të shkojë drejt kategorisë së dytë për shkak të një mungese të garancive financiare të cilat ka pasur ekipi. Pikërisht një borxh I madh prej 175 milion euro e vendos ekipin të pasigurt sa I përket të ardhmes së tyre. Një mangësi e cila më herët në daljet publike që kanë pasur drejtues të klubit e kanë mohuar plotësisht vendosjen  e saj. Pavarësisht, se ka pasur një kamuflim nga ana e klubit duke synuar dhe prurje të reja janë institucionet që e kanë goditur këtë vendim. Ekipi, duket se do të ketë një të ardhme në kategorinë e dytë, suprizë kjo e cila nuk pritej.