Cristiano Ronaldo ka shuar të gjitha spekullimet e ndryshme të një largimi me rinovimin e kontratës së tij në Al Nassr. Portugezi ishte përfolur shpesh në këtë sezon se kishte tendenca të një tjetër zgjedhje gjatë kësaj periudhe. Mirëpo, qëndrimi I tij është konfirmuar duke e bërë zgjedhjen e qartë. Me një kontratë prallore arabët janë duke e konfirmuar qëndrimin e tij në skuadër. 577 milion euro në dy vite është shuma që do të përfitojë ai nga kjo kontratë. Duke u shndëruar kështu në një ndër kontratat më të kushtueshme në historinë e futbollit.
Qëndrimi I tij në klub pritet të jetë për dy vitet e ardhshme duke luajtur kështu dhe në dy vitet e ardhëshme. Mediat janë ato që hedhin më shumë dritë në lidhje me qëndrimin e tij në këtë ekip. Ai do të shërbejë gjithashtu si një ‘’ambassador ëndrash’’, e cila ka të bëjë me investuesit e ndryshëm aarbë në sport. Kontrata e tij cilësohet si një super kontratë, për shkak të shërbimeve që ai pritet të fitojë.

Vetëm prej nënshkrimit ai ka mundësi që të fitjë 28 milion euro. Shumë e cila do të shkojë drejt rritjes nëse ai zgjedh që të qëndrojë dhe vitin e dytë të qëndrimit në 44.5 milion euro. Nuk ka të bëjë vetëm me fitimin por dhe me trajtimin e lojtarit. Është një staf I plotë që do të jetë në shërbim të familjes së tij. Po ashtu një avion privat I cili do të shërbejë për të. Duket se benefitet janë të panumërat në mundësitë që ofrojnë arabët. Joshja e tij duket se ka qenë tunduese për të marrë një jo prej tij.
Ja sa do të fitojë Ronaldo te Al Nassr:
Në vit: 208.65 milionë euro
Në muaj: 17.39 milionë euro
Në javë: 4.01 milionë euro
Në ditë: 573,306 euro
Në orë: 23,890 euro
Në minutë: 398.05 euro
Në sekondë: 6.62 euro