Hernandez, shuma për të cilin zgjodhi transferimin

Hernandez, shuma për të cilin zgjodhi transferimin

Theo Hernandez së fundmi ka finalizuar dhe kalimin e tij në klubin arab. Al Hilal pritet që në ditët në vijim të zyrtarizojë dhe afrimin e lojtarit. Është pikërisht një ndër lojtarët që pritet të sjellin një frymë të re në ekip. Dhe pse 27 vjec ai ka zgjedhur që europa të ishte destinacion i fundit me afrimin në klubin arab.

Konfirmim i cili edne nuk është shprehur zyrtarisht, por janë mediat që sjellin se afrimi është konfirmuar. Thjeshtë palët janë në fazën përfundimtare të bisedimeve sa i përket transferimit. Rëndësia e tij në kuqezinjtë gjatë këtij sezoni ka qenë kyce. Duke qenë se ai ka sjellë kontributin e tij në pesë gola gjatë këtij sezoni. Në total për të ishin 49 ndeshje ku shërbue dhe në 6 asiste.

Hernandez, shuma për të cilin zgjodhi transferimin
Hernandez, shuma për të cilin zgjodhi transferimin

Sezon që la shenjën e tij në Milan, por zgjodhi që të vendoset në Ligën Profesionale Arabe. Karriera e tij pritet të marrë një kthesë të rëndësishme. Milan është dakortësuar me një tarifë transferimi prej 30 milion euro. Ku pritet të jetë i pranishëm me një kontratë trevjecare. Kalimi i tij në Serinë A erdhi për një shumë 20 milion euro nga Real Madrid.

Tashmë, ai do të ketë një vlerë prej 60 milion euro në total. 20 milion euro për sezon do të ofrojnë arabët për shërbimin e tij. Kjo është shumë e cila e ka vendosur atë në një shtysë më ndryshe për të marrë këtë vendim. Mesa duket është një marveshje që Hernandez e ka cilësuar të mjaftueshme. Milan kështu hap mundësinë për një prurje të re në ekip.