Real Madrid, një tjetër largim lojtari nga ekipi

Real Madrid, një tjetër largim lojtari nga ekipi

David Alaba sapo festoi ditëlindjen e tij të 33 larg fushës së blertë. Ka qenë një dëmtim I tij serioz I cili e ka mbajtur larg fushës së blertë. Por, qëndrimi I tij në Real bëhët gjithnjë dhe më I pasigurt për shkak të mungesës në fushë. Mbrojtësi duket se ka pasur një fat mjaft të keq duke u ndjekur nga dy dëmtime të njëpasnjëshme. Kanë qenë pikërisht këto dëmtime të cilat e kanë vendosur lojtarin jashtë fushës së lojës.

Stafi mjekëso ka deklaruar se ende nuk ka një datë fikse sa I përket rikthimit të tij në fushë. Ka qenë kjo deklaratë e tyre e cila është ndjekur më pas dhe prej Xabi Alonso I cili ka deklaruar se nuk dihet se si do të vazhdojë e ardhmja e tij në skuadër. Mes emërave të ndryshëm sa I përket angazhimit në mbrojtje ai është renditur I pesti në listë.

Real Madrid, një tjetër largim lojtari nga ekipi
Real Madrid, një tjetër largim lojtari nga ekipi

Kjo e vendos atë në një pozitë mjaft konkuruese nëse do të kthehet në fushën e lojës. kontrata e tij e cila është e vlefshme deri në 2026, duket se nuk do të ketë një rinovim nga klubi. Ndoshta, nuk ka ndikuar vetëm forma e tij por njëherësh se ai vazhdon të jetë në listë si një ndër lojtarët më të paguar në Los Blancos. Janë 19.5 milion euro që Real Madrid ofron për të cdo sezon.

Kalimi I tij erdhi si lojtar I lirë nga Bayern Munich, transferim nga I cili ai arriti të përfitojë 17.7 milion euro. Nën kujdesin e financave në vazhdim Real ka zgjedhur të mos ketë një rinovim të kontratës së tij në vazhdim.