Hans Flick me një detyrë të rëndësishme në vendimarrje

Hans Flick me një detyrë të rëndësishme në vendimarrje

Hans Flick është vendosur përballë një vendimi nga ekipi I Barcelonës. Ai do të duhet të marrë kontrollin në cështjen e cila do të vendoset për kapitenin e skuadrës në sezonin e ardhshëm. Ekipi pritet të nisë një fazë të rëndësishme nës ezonin e ardhshëm dhe për këtë është vendosur që të kenë një risi.

Ekipi aktualisht ka Marc Andre ter Stegen si kapiten të tyre. Është pikërisht gjermani I cili ka mbajtur shiritin e kapitenit në këtë sezon. Por, me ardhjen e Joan Garcia në ekip duket se ata do të ndërmarrin të tjera hapa.

Gjermani pritet të mos ketë më rëndësinë në sezonin e ardhshëm, ndaj dhe shiriti do të duhet të zvendësohet. Janë pikërisht drejtuesit që kanë propozuar se ai nuk është figura e përshtatshme për të mbajtur shiritin e kapitenit.

Hans Flick me një detyrë të rëndësishme në vendimarrje
Hans Flick me një detyrë të rëndësishme në vendimarrje

Flick në bazë të një modeli të rri drejtimi është zgjedhur që të vendosë se cili do të jetë pikërisht drejtuesi I rri në ekip. Është pikërisht një model I cili është sjellë në ekip nga Guardiola sa I përket vendosjes së kapitenit nga vetë ai. Më herët ishin lojtarët ata të cilët e ndërmernin në mënyrë të përbashkët vendimin.

Klubi dëshiron që të sjellë një klub I cili do të jetë shumë më kompakt dhe vendosja e kapitenit pritet të lidhë më tej skuadrën. Inigo Martinez, shihet si një ndër emërat më të përfolur për të marrë shiritin e kapitenit. Megjithëse deri më tani nuk ka asnjë njoftim sa I përket këtij lajmi në lidhje me kapitenin.