Dion Gallapeni drejt një hapi të rëndësishëm në karrierë

Dion Gallapeni drejt një hapi të rëndësishëm në karrierë

Dion Gallapeni ka finalizuar së fundmi kalimin e tij në klubin polak. Widzeë Lodz është ekipi i tij i rri, skuadër e cila është pjesë e elitës polake të futbollit. Kalimi i tij vjen prej FC Prishtinës, klubi kryeqytetas ka mundur të përfirojë 300 mijë euro nga ky kalim. 20 vjecari i cili luan në pozitën e mbrojtësit ka pasur një formë mjaft të mirë.

Qëndrimi i tij në poloni pritet të jetë i kushtëzuar me një kontratë qëndrimi katër vjecare. Me këtë kalim Prishtina ka mundur të sigurojë dhe dhjetë përqind në vazhdim. Kjo pritet të jetë një mundësi që arka e prishtinasve të jetë në një përmirësim.

Gallpeni është një lojtar i cili rritjen e tij e ka pasur në Superligën e Kosovës. Ai ka nisur karrierën me Prizrenin. Ndërsa vazhdimi ku ai dhe u spikat ka qenë me FC Prishtina. Kalim i cili u bë i mundur prej grupmoshave deri në skuadra e parë.

Dion Gallapeni drejt një hapi të rëndësishëm në karrierë
Dion Gallapeni drejt një hapi të rëndësishëm në karrierë

Mosha e tij e rre nuk është se e ka kufizuar aspak mundësinë e tij për të qenë titullar. Ai ka regjistruar një seri prej 61 ndeshjesh me një seri prej tetë golash. Kontributi i tij ka qenë i vlefshëm dhe në triumfin e ekipit në Kupën e Kosovës.

Gallapeni është besuër gjithashtu dhe në Kombëtaren A të Kosovës. Po ashtu ka luajtur në ndeshjen e Ligës së Kombeve dhe në ndeshjet miqësore të zhvilluara. Lojtari e ka cilësuar si një lëvizje tepër të rëndësishme për karrierën e tij këtë kalim. Cilësimi i tij është si një klub i duhur që do të shërbejë për zhvillimin e tij të mëtejshëm.