Premier Ligë, hap zyrtarisht sezonin e kalimeve

Premier Ligë, hap zyrtarisht sezonin e kalimeve

Premier Liga në këtë javë intensive do të realizojë kështu disa prej transferimeve më të kushtueshme. Kjo pritet të jetë një javë ku klubet do të realizojnë qëllimin e tyre në këtë sezon. 1 korrik është data e cila shënon dhe fillimin e transferimeve. Ekipet janë duke ndërmarrë lëvizjet në këtë sezon duke qenë se kërkojnë të regjistrojnë kalimet në sezonin 2025-2026.

Për të respektuar rrëgullat e kalimit është e nevojshme që bilanci t’i regjistrojë në këtë datë. Florian Wirtz ka qenë një ndër kalimet që e ka tronditur, duke qenë se ka kushtuar 125 milion euro. Një tjetër kalim këtë herë i brendshëm shënoi një shifer të lartë. 74.2 milion euro për kalimin e Matheus Cunha në Manchester United.

Premier Ligë, hap zyrtarisht sezonin e kalimeve
Premier Ligë, hap zyrtarisht sezonin e kalimeve

Manchester City ka qenë një ndër klubet që ka bërë disa prej lëvizjeve duke synuar përmirësimin në vazhdim. Ka qenë ndër të paktët ekipe që kanë ndërtuar skuadrën e tyre në këtë periudhë. Shumë prej ekipeve kanq qëndruar të tërhequr për të vazhduar më tej me kalimet e tyre.

Kjo javë pritet të sjellë dhe ndryshimet. Shumë klube do të jenë në ofrimin e tyre për të sjellë pranë skuadrave synimet e tyre. Në një klimë të tensionuar ata janë duke ndërmarrë hapa për të qenë të rregullt me këtë sezon kalimesh. United është një ndër klubet i cili po shqyrton mundësi të ndryshme transferimi. Bryan Mbeumon është një prej ofertave që ata kanë me një shumë prej 73 milion euro në total kalimi.