Milan duke kërkuar që të ripërtërijë ekipin e saj është duke afruar dhe në sulm. Igli Tare ka ndjekur së fundmi një prej pretendentëve kryesorë për t’u vendosur në sulmin e ekipit. Serhou Guirassy, është lojtari i Borussia Dortmund, por gjermanët vijnë me një cmim të lartë për të prej 70 milion euro.
Sulmi i kuqezinjëve është duke u vendosur në një pozitë mjaft të rëndësishme për ndryshim. Luka Kovic është duke u transferuar njëherësh Abraham i cili përfundon huazimin e tij për të kaluar te Roma. Allegri është duke kërkuar që qendra e sulmit të jetë një pikë mjaft e rëndësishme . Kështu që janë duke kërkuar për një qëndërsulmues të fuqishëm.
Mediat italiane duket se kanë sjellë një emër i cili mund të shërbejë më së miri në këtë kalim. Guirassy shihet si një opsion i duhur sa i përket profilit që është duke ndërtuar ekipi. Shuma e tij e lartë duket se mund të jetë një problem. Pasi Dortmund e sheh të pamundur një mundësi për të sjellë negociata.
Pas një sezoni mjaft të mirë ai është afruar në ekip për një shumë prej 18 milion euro. Janë 35 gola të shënuar në këtë sezon që e rendisin atë në një pozitë mjaft të favorshme. Milan i cili ne janar nuk mundi ta afrojë për një shumë prej 17 milion euro. E bën shumë më të vështirë tashmë që shuma e tij është shumëfishuar. 29 vjecari pritet të ketë një vendim për të bërë gjatë këtij sezoni kalimesh.