Grigorian, cmon Dakun si sulmuesi më I mirë

Grigorian, cmon Dakun si sulmuesi më I mirë

Aleksander Grigorian është një prej trajnerëve I cili drejton një prej ekipeve në kampionatin Rus. Është ai I cili e ka vlerësuar Mirlind Dakun si një prej futbollistëve të mirë I cili ndeshet në Ligën Ruse. Trajneri e ka vendosur atë në listën e më të mirëve, pikërisht si sulmuesi më I mirë.

Grigorian I cili nuk është duke mbajtur një post së fundmi sa I përket drejtimit e ka cilësuar si një ndër figurat të të rëndësishme. Daku sipas tij prezanton më së miri repartin ofensiv duke qëndruar në krye të saj. Loja e tij e bërë në këtë sezon dhe karakteristikat e një sulmuesi luftues e vendosin në mesin e më të mirëve.

Grigorian, cmon Dakun si sulmuesi më I mirë
Grigorian, cmon Dakun si sulmuesi më I mirë

Ka qenë një interevistë ku ai është pyetur për nivelin e lojës, dhe e ka vendosur Dakun në këtë front. Angazhimi I tij është në ekipin e Rubin Kazan ku është dhe golashënuesi I dytë më I mirë. Pozita e tij e vendos në këtë listë për golat që ka kontribuar në këtë sezon. Janë 29 ndeshje që ai ka luajtur ku ka mundur të shënojë plot 15 gola. Në këtë listë janë gjithashtu të vlefshme dhe tetë asistet e tij.

Grigorian I cili më herët ka qenë drejtues I disa ekipeve të rëndësishme në futbollin rus si: Kuban, Alashkert, Urartu, Tambov e Anzhi. E ka konsideruar Dakun si lojtarin më të mirë sulmues që ka kampionati Rus. Niveli I tij I lart është dëshmuar dhe pse luan në këtë kampionat. Kalimi I tij është përfolur shpesh por kanë qenë një seri faktorësh që e kanë vështirësuar atë.