LeBron James në sezonin e tij të 23 në NBA, është duke vendosur një rekord të rri në këtë kampionat. Ai shndërohet kështu në sportistin e parë I cili do të luajë për 23 sezone, pjesë e Lakers ai do të jetë në këtë sezon 2025-2026. Qëndrimi I tij kushtoi plot 52,6 milion euro për skuadrën e Lakers.
Duke shkuar 41 vjec ai do të jetë përsëri pjesë e skuadrës duke kërkuar që të jenë kompetitvë. Ka qenë kërkesë e tij ndaj drejtuesve që të sjellin një ekip I cili të jetë pretendent në këtë sezon. Nuk ka qenë kjo dëshira e vetme për të pasi më herët arriti ta realizojë atë. Qëllimi I tij ishte të luante në një ekip me djalin e tij. Brony pjesë e Lakers ndeshet krah me babain e tij, legjende e NBA.

Sezoni që lamë pas nuk ishte tepër prodktiv për të duke qenë se ka kaluar një periudhë e cila ka qenë plot dëmtime. Shumë kohë jashtë fushe e vendosin atë në një detyrë për të pasur më shumë kujdes në angazhimin e tij të këtij sezoni. Luka Doncic, nga krahu tjetër sjell një ekip I cili është shumë më kompetitv.
Ky do të jetë dhe viti I parë që do e ketë në krah Doncic duke synuar kështu që të sjellin një mundësi të artë. Dëshira e tij më e madhe dhe objektiv mbetet titulli kampion në këtë sezon. Kjo duket se do të jetë dhe një falenderim I tij për këtë periudhë të mbetur në karrierën e tij profesionale.