Bayern Munich është I gatshëm që të bëjë të mundur transferimin e Luis Diaz. Transferimi I sulmuesit të Liverpool është kthyer në synim të bavarezëve duke e synuar këtë verë. Bavarezët e konsiderojnë të domosdoshme që të kenë një përforcim në krahun e majtë të sulmit. Diaz është vendosur si objektiv dhe konsiderohet si një zgjedhje eficente në këtë kalim.
Mesa duket ata e kanë kolumbianin në listën e tyre të parë dhe kanë nisur dhe bisedimet për të bërë të mundur këtë kalim. Anglezët të cilët e kanë marrë ofertën janë duke konsideruar dhe alternativa të ndryshme që mund të vijnë në klub.
Diaz gjatë kësaj periudhe është vendosur shpesh në media si një mundësi transferimi nëse do të ketë një ofertë të mirë në klub. Kjo shihet dhe për gjermanët si një mundësi që ata të realizojnë përforcimin që janë duke kërkuar.

Por, kalimi tashmë nuk do të jetë kaq I thjeshtë kur bëhët fjalë për një yll si Diaz. Barcelona duket se e ka në planin e saj afrimin e tij. Është pikërisht klubi katalanas I cili po has vështirësi në transferimin e yllit të Bilbao dhe konsideron një tjetër lojtar.
Bayern ka bërë një përforcim duke qenë se është konfirmuar se mund të ketë një përforcim të sulmit. Por përsëri Kompany kërkon që në sezonin e ardhshëm të ketë një ekip I cili është I gatshëm. Ndaj 27 vjecari është duke u cilësuaar si një prej prurjeve që do të duhet në ekip. Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga klubi anglez.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.