Galatasaray, vazhdon afrimet e reja në ekip

Galatasaray, vazhdon afrimet e reja në ekip

Galatasaray, në këtë sezon kalimesh është duke negociuar për të sjellë në kampionatin turk dy emëra të rëndësishëm europianë. Prurjet që synohen janë Ilkay Gundogan dhe Thomas Partey, ku klubi e sheh si një mundësi mjaft të arsyeshme këtë kalim. Mediat turke janë ato që hedhin dritë më shumë dhe bëjnë me dije interesin e turqve.

Thomas Partey I cili luan për Arsenal, duket se nuk ka më një rinovim të kontratës. Për këtë arsye është cilësuar si një mundësi e mirë për sigurimin e shërbimit të tij. Forma e mirë e mesfushorit është vlerësuar dhe konsiderohet si një mundësi për superligën turke. Duke qenë se Galatasaray nuk do të jetë I vetëm në luftën e tij për lojtarin. Pas tij, pritet të vendoset dhe Fenerbahce që kërkon shërbimin e lojtarit.

Galatasaray, vazhdon afrimet e reja në ekip
Galatasaray, vazhdon afrimet e reja në ekip

Një tjetër mesfushor I cili vjen nga Premier Liga është dhe Ilkay Gundogan, I cili luan në Manchester City. Kalimi I tij u bë I mundur nga Barcelona dhe kaloi atje një periudhë dy vjecare. Veterani 34 vjecar I Cityt duket se nuk ka një të ardhme në qëndrimin e tij në angli. Ka qenë pikërisht dhe dëshira e tij për t’u larguar nga ekipi.

Galatasaray ka qenë një prej ekipeve që ka shprehur dëshirën dhe interesin për lojtarin. Por, njëherësh është vlerësuar që të konsiderohet si një afrim që mund të shqyrtohet pas Kupës së Botës për Klube. Ka qenë pikërisht kjo arsye që ka vendosur ekipin turk në shpejtimin e procedurës së saj. Mesa duket ekipi në sezonin e ardhshëm do të ketë objektiva shumë më kompetitivë.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.