Edon Zhegrova është rikthyer në fushën stërvitore pas një periudhe të gjatë që ka marrë për rikuperimin e tij. Ka qenë pikërisht një dëmtim në fillim të janarit që e ka vendosur lojtarin jashtë fushe. Kjo kohë e gjatë ka shërbyer për një rikuperim të plotë të tij.
Rikthimin e tij ka qenë vetë ai që e ka ndarë në rrjetet e tija sociale ku shihet me fanellën e Lille që ka marrë pjesë në stërvitje. Në videon që ai ka shpërndarë duket që ka një aktivizim të tij në Lille. Kjo mund të jetë padyshim dhe një shenjë e cila tregon vendosjen e tij në këtë sezon.
26 vjecari dhe pse jashtë loje që prej dhjetorit të këtij viti, përsëri ka qenë në qendër të vëmëndjes sa I përket transferimit. Sulmuesi ka qenë pjesë e listës të shumë ekipeve që të jetë pjesë e tyre duke pasur mundësinë që të bashkohet kështu.

Mediat francize e mbështetin këtë fakt gjithashtu, ku cilësojnë se Lille nuk është aspak e qartë në qëndrimin e tij. Klube të ndryshme në europë se Atalanta, Napoli apo dhe RB Leipzig janë vendosur në ndjekje të tij.
Në anën tjetër është dhe angazhimi I tij në seancën stërvitore cka nënkupton se ai është duke u rikthyer për të siguruar një pozitë sa më të mirë në Lille. Zhegrova duket se është I paqartë në pozicionimin e tij në sezonin që është duke u zhvilluar. Megjithëse, besohet se ai do të kërkojë të fitojë një pozitë të mirë në ekipin e tij aktual.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.