Ylli Italian, Samuele Ricci është në pritje për t’iu nënshtruar vizitave të tij mjekësore dhe plotësimi I të gjitha dokumenteve të nevojshme. Ai pritet që të bëhët lojtar I Milan zyrtarisht deri në fund të javës. Ku pra pritet të jetë dhe transferimi I tyre I parë në këtë sezon kalimesh gjatë verës. Kalimi I tij pritet të bëhët nga Torino pas një marveshje e cila u finalizua me sukses.
Vlera e tij prej 25 milion euro ishte shuma që Torino përfitoi në arkën e saj pavarësisht një mungese të rëndësishme në fushën e lojës. Kontrata e tij në Milan pritet të jetë katër vjecare, ku do të ekzistojë dhe opsioni I zgjatjes me 12 muaj. Shuma që pritet të shtohet në cdo sezon pritet të jetë me 2.5 milion euro.

Mediat e ndryshme bëjnë me dije se ai do të nënshtrohet në testet mjekësore për të pasur mundësinë që të nënshkruajë më pas. Mesfushori pritet të jetë një opsion tepër I nevojshëm për Milan në këtë sezon. Lojtari I Kombëtares do të shërbejë me përvojën e tij për të sjellë kështu një frymë tepër të favorshme në kuqezinjtë.
Pritet që Milan të finalizojë dhe një mbritje në mesfushë, nga ku janë pikërisht dy emëra që janë duke u përfolur. Granit Xhaka dhe Ardon Jashari janë dy prej emëravë që po diskutohen si një mundësi e transferimit në këtë verë. Mesfusha shihet si një pikë e rëndësishme nga Allegri për të qenë një front që do të duhet të ketë ndryshime të nevojshme.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.