Ekipi I Lakers arriti të mposhtë Denver me një rezultat të përgjithshëm 123-100, një përballje kjo mes rivalëve në Konferencën e Perëndimit. Ishte shpërthimi I Luka Doncic në këtë lëvizje të tij të re duke realizuar kështu një seri prej 32 pikësh në dhjetë raundet, ndjekur nga LeBron me 25 pikë. Duket se ekipi I rri dhe buja që bërri kjo lëvizje ka dhënë rezultatet e saj të para në këtë debutim të shkëlqyer që bërri ai.
Një fitore e vështirë ishte dhe për Phoenix, që arriti të mundë me 121-117 Chicago, dy titullarët e kësaj loje kanë qenë Druant I cili shënoi plot 27 pikë dhe Booker me 29 të tilla. Një tjetër ndeshje në horizont ishte dhe ajo mes ekipit të Utah Jazz I cili arriti të mposhte Houston 124-115, një përballje ku spikati forma e George I cili ishte pikërisht ai që sënoi plot 30 pikë në këtë sfidë.
Brooklyn me një vështirësi arriti fitoren e tij në sekondat e fundit të ndeshjes, emocionet ishin të pranishme deri në fund dhe u cilësua si një ndër më interesantet mes zhvillimit që ajo pati, ku mundi 105-1033 Philadelphia, një ndeshje ku pati një ndarje pikësh mes lojtarëve të skuadrës ku gjashtë prej tyre mundën që të shënonin mbi dhjetë pikë në këtë përballje. Portland në përballjen e tij të radhës ndaj Charlotte arriti të realizojë një fitore e cila ishte vërtet interesante me një diferencë ku vendasit shënuan plot 141 pikë kundër miqëve me vetëm 88 të tilla. Një përballje ku katër lojtarë munën të realizonin 20 pikë në këtë ndeshje.
Rezultatet
Chicago – Phoenix 117-121
Philadelphia – Brooklyn 103-105
Denver – Lakers 100-123
Utah Jazz – Houston 124-115
Portland – Charlotte 141-88