Broja shumë më shpejt në fushe, dalin përgjigjet

Broja shumë më shpejt në fushe, dalin përgjigjet

Pas një dëmtimi që pësoi në ndeshjen e kupës me Everton, Armando Broja ka munguar në një seri ndeshjesh kjo për shkak të agravimit që ka pasur nga dëmtimi. Sipas disa raportimeve nga stafi mjekësor ai nuk mund të kthehet në lojë para javës së dytë të marsit. Kjo sipas një konkluzioni që nxjerr mjeku britanik I cili ka shpjeguar situatën që e ka lënë sulmuesin jashtë fushe për më shumë se 45 ditë. Një ‘’përjashtim’’ që ndikon në formën e tij dhe do të kërkojë kohën e duhur për rikuperimin, situatë aspak e këndshme për bomberin shqiptar duke qenë se është dhe në vrullin e një lëvizje të mundshme drejt ekipit që e ka huazuar në Everton.

Dëmtimi në kycin e këmbës e bën të vështirë dhe tepër të nevojshëm këtë pushim, është shprehur mjeku ku u shpreh më tej se po aq e nevojshme do të jetë dhe faza e rikuperimit, duke u kthyer në detyrë me një hap më të tërhequr ku do të duhet koha e nevojshme për rikthim. Një plan duke e kthyer në lojë në mënyrë të reduktuar do të ishte I duhuri, por në varësi të fatit që do të marrë rrugëtimi I tij do të përcaktohet dhe kjo fazë rikuperimi.

Duket se fati nuk ka qenë me sulmuesin shqiptar I cili e ka këtë dëmtimin e dytë me një periudhë kaq të gjatë rikuperimi, një dalje në lojë do e kujtojë për më shumë kujdes dhe rëndësinë e duhur që do të duhet të përcaktojë ai në zhvillimet në vazhdim. Dëmtimet e shumëfishta të ligamentit mund të jenë dhe një sinjal I një largimi në kohë të gjatë apo të përershme duke qenë se dhe në të shkuarën ka pasur raste të ngjashme që e kanë ndikuar lojën në shumë sportistë të njohur.